Sot në ambjentet e bujtinës “Çeliku” pjesë e rrjetit të ri agroturistik të Shqipërisë, ku familja Çeliku me përkrahjen e qeverisë përmes programeve të AZHBR, po zhvillon aktivitetin e saj në agroturizëm.
Produkte bio dhe vera e veçantë nga prodhimet e vreshtës së bujtinës, janë asete të çmuara të menusë së bujtinës “Çeliku”. .
Bujtina “Çeliku” është një pikë strategjike pushimi, nga ku mund të pushoni e të vizitoni të gjitha atraksionet natyrore që ka zona përreth, duke vazhduar nga Liqenet e Balgjaj, kullat karakteristike të zonës, e shumë atraksione të tjera.
Së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera, shoqatave dhe medias në një aktivitet të organizuar nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale, ndamë eksperincën e rrjetit të aktorëve të turizmit në Qarkun Dibër, modeli i krijimit të Organizatave të menaxhimit të Destinacioneve (DMO), në nivel rajonal.
#turizem#agroturizem#destinacione#natyra#bujtina
0 Comments