Shërbime dentare falas për kategoritë më në nevojë.✅
15, gusht 2020
Për dy ditë në qytetin Klos është kryer shërbim dentar falas për kategoritë më në nevojë. Janë asistuar me shërbime si , mbushje të çdo grade, pastrim gurëzash, heqje dhëmbi dhe vendosje protezash, për 40 individë të grupmoshave të ndryshme. I gjithë procesi u realizua nën masat të rrepta për zbatimin e rregullave anti-covid 19, si dhe u monitorua nga përfaqësues të bashkisë. Falenderojmë dy doktorët brazilian , të cilët për dy ditë rrjesht kanë bërë një punë të palodhur për komunitetin e Klosit. Nisma u realizua nga Kisha “Rreze Drite” Burrel, Asambleja e Perendise, në bashkëpunim me International Children’s Mission, Fondacioni Presbiterian . #TiNukDoJeshKurrëVetëm
0 Comments