Riparimi i kanaleve vaditëse
Bashkia Klos prej dy muajsh ka bërë një punë intensive për riparimin e kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e saj.
Kanë përfunduar dhe janë vënë në funksion për vaditjen e tokave bujqësore kanalet vaditëse të këtyre fshatrave
Riparimi dhe vënia në funksion e Kanalit të poshtëm të Fullqetit, dhe kanalit Xhabzës.
Riparimi dhe vënia në funksion të kanalit vaditës të Darsit.
Investim në kanalin vaditës të fshatit Cerujë.
Drejt përfundimit kanalet vaditëse në fshatin Patin.
Vënia në funksion e kanalit vaditës të Fshatit Fshat.
Vënia në funksion e kanalit vaditës të fshatit Klos- Katund.
Vënia në funksion të plotë i kanalit vaditës në fshatin Xibër Murrize.
Vënia në funksion të plotë të kanaleve vaditëse të fshatrave Guri i Bardh – Shkallë.
Drejt përfundimit vënia në funksion e kanalit vaditës të fshatit Xibër Hane e Ketë.
Vënia në funksion e kanaleve vaditëse në fshatrat Suç, Kujtim, Kurdari, Skënderaj të Njësisë Administrative Suç.
Riparimi dhe vënia në funksion të kanaleve vaditëse të fshatrave Dom dhe Rripë.
Riparimi dhe vënia në funksion e kanaleve vaditëse në fshatrat Gurrë e Madhe dhe Gurrë e Vogël.
Në vendet ku do të shfaqen problematika do të bëhet e mundur ndërhyje deri në zgjidhjen e problemit nga ana e bashkisë.





0 Comments