#Rinia/ Lajm i mirë për të rinjtë e Klosit
Së shpejti të rinjtë e Klosit për herë të parë do të kenë një vend ku mund të bashkëndajnë kohën e lirë së bashku.
Sot në takimin e zhvilluar me të rinjtë u prezantua projekti për ngritjen e një qendre multifunksionale në shërbim të tyre, i financuar nga BE
Qendra do të jetë multifunksionale, kryesisht me aktivitete edukative dhe argëtuese lidhur me rininë. Kjo Qendër do të shërbejë si një pikë takimi për të rinjtë ku ata mund të zhvillojnë talentet dhe interesat e tyre, të kalojnë kohën e lirë, të trajnohen dhe të marrin pjesë në aktivitete edukative, duke shmangur përfshirjen e tyre nga përdorimi subastancave narkotike.
0 Comments