#RINIA E KLOSIT
NĂ«n moton “Pa rini nuk ka shtet” mbyllĂ«m kĂ«shtu ciklin dy ditor tĂ« trajnimeve me tĂ« rinjtĂ« e gjimnazeve tĂ« BashkisĂ« Klos.
Me kujdesin e veçantĂ« tĂ« Fondacionit “Friedrich Ebert” dhe me mbĂ«shtjen e Kryetarit tĂ« BashkisĂ« Z. Ilmi Hoxha, tĂ« rinjtĂ« e Klosit u trajnuan pĂ«r dy ditĂ« rresht duke zhvilluar projektin; Loja simuluese mbi politikĂ«n vendore: “Pa rini nuk ka shtet”.
Qëllimi i këtij projekti është që të rinjtë të mos e përjetojnë politikën thjesht si spektatorë pasiv por si bashkëkrijues aktivë.
Në ditën e parë të rinjtë mësuan bazat e politikës vendore si dhe ndoqën nga afër mbledhjen e këshillit bashkiak, për të parë
funksionimin e saj.
Në ditën e dytë vetë të rinjtë zhvilluan një mbledhje këshilli bashkiak, duke u vënë në rolin e këshilltarëve. Mbledhjes së të rinjve ju bashkua vetë Kryetari, Z. Ilmi Hoxha Faqja Zyrtare, i cili mirëpriti projekt-propozimet dhe pyetje nga të rinjtë.
Projekti u mbështet gjithashtu edhe nga Kryetaria e Këshillit Bashkiak Z. Valbona Kola dhe anëtarët e këshillit, të cilët u bënë pjesë e diskutimeve me të rinjtë.
Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana
0 Comments