Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Month: October 2023

Tetori Rozë! Aktivitet sensibilizues/ndërgjegjësues për parandalimin e kancerit të gjirit

Momente me nëna/gra e vajza të Bashkisë Klos, gjatë aktivitetit sensibilizues/ ndërgjegjësues në qendër të qytetit të Klosit në kuadër të Tetorit Rozë🎀
Së bashku shkëmbyem e përcollëm mesazhe mbi rëndësinë e kontrolleve të shpeshta mjekësore me qëllim parandalimin e kancerit të gjirit pasi parandalimi ështe më i rendesishem se mjekimi.
Kaluam kohë të këndshme bashkë dhe i kujtuam njëra- tjetres se një vizite te mjeku per nje mamografi eshtë e domosdoshme🙏🌺
Vrapo për jetën🎀
  

Këngë, valle e kulturë matjane, zhvillohet në Klos Panair e Fest Folk 2023

U zhvillua sot në qytetin e Klosit Panairi dhe Fest-Folk Klosi 2023.
Kaluam së bashku momente të bukura duke promovuar kështu produktet bio të zonës dhe vlerat artistiko-kulturore të saj.
Sollëm për herë të parë koleksionin e makinave RETRO!
Faleminderit shkollave, fermerëve, grupeve pjesëmarrëse në Festival, stafit dhe gjithë komunitetit të zonës!
Faleminderit të gjithë ju të ftuar që na nderuat me praninë tuaj
Ky është Klosi, qyteti i vlerave mëdha❤️
Shihemi në evente të tjera të bukura!