ℹ️ Trajnime me bizneset lokale !
Në kuadër të projektit të përbashkët ndërkufitar ” Zbulimi i atraksioneve të fshehura” midis dy bashkive Demir Hisar në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkisë Klos, në datat 15, dhe 22 shtator u zhvilluan dy seminare. Trajnimet ishin për ” Ngritjen e kapaciteteve për ofruesit lokal të shërbimeve turistike, si dhe për marketingun e produkteve tradicionale, shkëmbimeve të eksperiencave nga prodhuesit lokalë të suvenireve dhe ushqimeve të ambalazhuara si dhuratë ” me bizneset lokale, dhe me përfaqësues të Bashkisë Klos, si dhe me trajnuese, dy eksperteve të turizmit dhe marketingut dixhital në bashkëpunim me FLAG, bashkëfinancuar nga BE.Aktiviteti u zhvillua duke zbatuar në mënyrë rigoroze masat anti-Covid.
#tourism#dixhitalmarketing#workshop#FLAGDiscovering hidden attractionsDemir Hisar Municipality#BEKëndi i BE-së Klos



0 Comments