📌Shkollat po bëhen gati, e të sigurta për fillimin e vitit të ri shkollor🎒📚
Bashkia Klos po merr të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e nxënësve në banka, duke ndjekur me përpiktmëri protokollet e sigurisë për marrjen e masave anti-covid.Vazhdon lyerja dhe riparimi si dhe njëkohësisht edhe dezinfektimi i të gjithë objekteve arsimore në të gjithë territorin e Bashkisë Klos. Aktualisht jemi në shkollën e fshatit Gurrë e Madhe në Njësinë Administrative Gurrë. Kujdes i veçantë po i jepet respektimit të masave anti-covid, për të mundësuar një ambjent sa më të sigurtë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, gjatë gjithë procesit mësimor.Më 14 shtator të gjitha ambjentet mësimore do të jenë gati e të sigurta për fillimin e procesit mësimor.
#shëndetijuaj#prioritetiyne#siguriajuaj#fëmijetjaneeardhmja#shkollatqeduam#bashkiaqeduam





0 Comments