ℹ️Vijon puna për zgjidhjen e problematikave infrastrukturore në të gjithë territorin e bashkisë.
Në kuadër të parandalimit të dëmtimeve që shkakton stina e dimrit nga prurjet e shumta të reshjeve të shiut u moren masa për parandalimin e tyre në kohë duke bërë të mundur;
- Riparimin e shkarkuesit të emergjencës të kanalit vaditës të Klosit në lagjen e Pazarit të Vjetër.
- Në bashkëpunim me banorët e lagjes është bërë i mundur rikonstruksioni i kanalit vaditës në lagjen “Shullaj” në fshatin #Skënderaj për të parandaluar përmbytjet nga reshjet e shiut.
Ndërkohë puna ka vijuar edhe për rehabilitimin e rrugëve rurale në vendet më problematike, ku konkrentisht;
- Ka përfunduar shtrimi me beton i malores së rrugës në lagjen “Koçi” të fshatit #Rripë në bashkëpunim me banorët e lagjes.
- Vijon puna për rehabilitimin e rrugës së fshatit #Mishtër.
- Vendosje tubinash në fshatin Gurrë e Madhe për të evituar gërryerjen e rrugës nga reshjet e shiut.







