Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Pusho shqip, vizito Klosin 💚 Ura e Vashës

Ura e Vashës

Në Bashkinë Klos gjendet kryevepra njerëzore e shek. XVIII, Ura e Vashës, e stolisur me kalldrëm dhe që varet mbi lumin Mat me një hark gjysëm rrethor.Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë që shoqërohet nga një shpat malor.Metoda e ndërtimit të urës është me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese. Gjatësia e urës është 11m, lartësia e saj nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8 m dhe largësia mes dy këmbëve është 7m.Ura vizitohet nga shumë turistë shqiptare e të huaj dhe është një nga pasurit e trashëguara të kësaj treve e ndërtuar si vepër bamirësie nga familja, Skura.E ndodhur pranë rrugës së Arbërit, kjo urë mbart vlera të mëdha historike në nje peisazh të mrekullueshëm natyror.Ura e Vashës është një ndër urat më të vjetra, të këtij stili të ndërtuar në Shqipëri.

#PushoshqipvizitoKlosin

💚

#vizitklosin#smilealbania

#visitalbania#pushimenëshqipëri

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.