U finalizua sot nisma e punonjësve të administratës së Bashkisë Klos, për mbjelljen e pemëve në disa shkolla të bashkisë, nën moton “Dhuro një pemë, shpëto një jetë”. 🌱🌳
Kjo nismë u realizua me kontributin e punonjësve të bashkisë për të mundësuar shtimin e gjelbërimit në hapësirat e institucioneve arsimore. Mbjellja e një peme sot zgjat jetën e fëmijëve tanë, nipave dhe mbesave e brezave që do të vijnë pas.T’i edukojmë fëmijët tanë që me këtë motiv të ecin edhe në ardhmen.

#Gjelbërim#Mjedis_i_Pastër#Dhuro_një_pemë_shpëto_një_jetë




