NJOFTIM!
Bazuar në Urdhërin nr.124, datë 23.03.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Influencës Aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Klos ju informon se:
- Ndalohet shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjalla në mjedise të hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla.
- Ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.
- Lejohen lëvizjet e shpendëve të gjallë vetëm për në thertore, me dokumentacionin e parashikuar sipas legjislacionit në fuqi.
Gjithashtu lutemi të kontaktoni Shërbimin Veterinar (AKVMB) për ta njoftuar për çdo rast të:- Kafshë/ shpendë të sëmurë/ oborresh, zbukurimi e të egra.- Lëvizjen e kafshëve/ shpendëve për në fermën/banesën tuaj.- Nevojën e matrikullimit, regjistrimit të kafshëve/ shpendëve tuaja( gjedh, dhen, dhi, derra e shpendë).
Personat e kontaktit nga Sektori i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Dibër, janë si vijon:
1. Bilbil Hoxha -0682518440 / Përgjegjës i Sektorit Veterinar
2. Fitim Majmari – 0684132021/ Specialist
3. Osman Xhili- 0682697111/ Specialist
4. Mustafa Horeshka- 0682972668/Specialist