Fillimi i vitit të ri shkollor, ndamë urime të përzemërta me nxënësit e shkollave të Klosit.
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, urime dhe suksese për vitin e ri shkollor, veçanërisht fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ju urojmë suksese në rrugën e gjatë të dijes.
Edhe ky vit na gjen në kushte të veçanta, përdorimi i maskave, dezifektantëve, distancimi social, matja e temperaturës do të na shoqërojnë gjatë gjithë kohës për zhvillimin e procesit mësimor për të eleminuar rrezikun e përhapjes së infeksionit Covid-19.Ju bëjmë thirrje që të gjithë bashkë të respektojmë protokollin e sigurisë!Bashkë të sigurt e të shëndetshëm
Suksese




