Drejt përfundimit projekti për Ngritjen e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve! ✅
Bashkia Klos ka ngritur tashmë Njësitë e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve në 4 njësitë administrative. Procesi i vlerësimit të nevojave të komunitetit për shërbime sociale në nivel njësie administrative, është një komponent shumë i rëndësishëm i qeverisjes së mirë në nivel vendor, i cili mundëson shërbime të orientuara drejt nevojave reale të komunitetit.Përmes këtij projekti

është përmisuar infrastruktura e zyrave të shërbimit social

janë vendosur rampa në hyrje të godinave të institucionit për të patur akses personat me nevoja të veçanta

është krijuar një kënd i veçantë për menaxhimin e rasteve të fëmijëve

janë rritur kapacitetet profesionale të punonjësve social.Ky shërbim ofrohet në kuadër të projektit “Prioriteti ynë NjVNRR” i cili po zbatohet në kuadër të programit ‘Askush të mos mbetet pas’ zbatuar nga UNDP Albania financuar nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim SDC.
#sherbimesociale#askushtemosmbetetpas





