Dëgjesa Publike në kuadër të hartimit të Buxhetit dhe Paketës Fiskale 2022.
Në kuadër të hartimit të Buxhetit dhe Paketës Fiskale 2022 sot u zhvilluan dëgjesa publike në Njësinë Administrative Klos dhe në Njësinë Administrative Xibër.
Të pranishëm në dëgjesa ishin Kryetari i Bashkisë z.Ilmi Hoxha me stafin e tij, si dhe banorët e zonës dhe grupet e interesit. Gjatë takimeve u diskutua për problematikat dhe zgjidhjet e mundshme për tu përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Fokusi kryesor nga kërkesat e banorëve ishin për:
Nga banorët e Njësisë Administrative #Klos kërkesat ishin të përqëndruara më së shumti në infrastrukturën rrugore, kanale vaditëse, parqe për fëmijë, ndërtimi i një stadiumi etj.
Nga banorët e Njësisë Administrative #Xibër kërkesat ishin për investime në infrastrukturën rrugore, kanale vaditëse, qendra shëndetësore dhe shkolla etj.
#dëgjesapublike2021#Buxheti2022#transparencë#bashkëqeverisje






