Bursa dhe programe studimi!

Bashkia Klos në bashkëpunim me Kolegjin Universitar BEDËR, kanë vendosur të akordojnë 6 (gjashtë) bursa studimi për maturantë që i përkasin kategorisë së shtresave sociale në nevojë, për vitin akademik 2021-2022.
Bursat do të mbulojnë në masën 100% të gjithë koston e studimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit .
Kriterët bazë për aplikim për të interesuarit janë:
1- Student, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike
2- Nota mesatare minimale për programet Bachelor të jetë 8 (tetë)
3- Nota mesatare minimale për programet 2- vjeçare të jetë 6 ( gjashtë)
Programet dhe kuotat e bursave janë si më poshtë:
1. Bachelor në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” (3 vite akademike) – 1 kuotë.
2. Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” ( 3 vite akademike)- 1 kuotë.
3. Bachelor në “Shkenca Komunikimi” (3 vite akademike)- 1 kuotë.
4. Program i integruar i ciklit të dytë “ Master i Shkencave në Drejtësi”- 1 kuotë
5. Program profesional 2- vjecar “ Grafik Dizanj”- 1 kuotë.
6. Program professional 2- vjecar “ Web development” ( Program në web) – 1 kuotë.
Për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, lutemi të paraqiteni pranë zyrës së Sektorit të Turizmit, Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Klos.
Universiteti Bedër-Faqja Zyrtare
Suksese!
