Bashkia Klos ka angazhuar të gjitha mjetet dhe strukturat e saj për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës

Bashkia Klos ka angazhuar të gjitha mjetet dhe strukturat e saj për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës.Gjatë ditës së sotme puna ka vijuar për pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve nga dëbora në të gjitha rrugët rurale më problematike nëpër njësitë administrative dhe në qytet.Është bërë e mundur pastrimi nga dëbora duke i bërë lehtësisht të kalueshme rrugët e fshatrave si mëposhtë
Klos qytet
Fullqet
Dars
Bel-Unjate
Fshati Fshati
Guri Bardh
Shkallë
Kurdari
Rripë
Shulbatër
Bershi
Patin
Ceruje
Pleshe
Kukatin
Bejne
Puna do të vijoje deri në normalizimin e situatës. Për çdo problematike ju lutemi kontaktoni me strukturat dhe kontaktet e vëna në dispozicion.




