Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

ℹ️ Riparimi i kanaleve vaditëse

Bashkia Klos prej dy muajsh ka bërë një punë intensive për riparimin e kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e saj. Kanë përfunduar dhe janë vënë në funksion për vaditjen e tokave bujqësore kanalet vaditëse të këtyre fshatrave

👇
  • Riparimi dhe vënia në funksion e Kanalit të poshtëm të Fullqetit, i cili prej 4 vitesh ka qenë jashtë funksionit.
  • Riparimi dhe vënia në funksion të kanalit vaditës të Darsit.
  • Furnizmi me ujë vaditës për fshatrat Pleshë e Cerujë.
  • Drejt përfundimit kanalet vaditëse në fshatin Patin.
  • Vënia në funksion e kanalit vaditës të Fshatit Fshat.
  • Vënia në funksion të plotë i kanalit vaditës në fshatin Xibër Hane.
  • Vënia në funksion e të gjitha kanaleve vaditëse në fshatrat e Njësisë Administrative Suç.
  • Riparimi dhe vënia në funksion të kanaleve vaditëse të fshatrave Dom dhe Rripë.
  • Riparimi dhe vënia në funksion e kanaleve vaditëse në fshatrat Gurrë e Madhe dhe Gurrë e Vogël.

Gjatë sezonit vaditës do të bëhet monitorim i vazhdueshëm për mbarëvajtjen e procesit si dhe në raste defektesh do t’i jepet zgjidhje sa më e shpejtë nga ana e bashkisë.

#çdo_ditë_një_ndryshim_i_ri

#nevojat_tuaja_prioritet_tona#bashkiaklos#Fullqet#Xiber#qytetarët_të_parët#Klos2021