Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Prej ditësh ka nisur puna për riparimin e kanaleve vaditëse në të gjitha fshatrat e bashkisë.

Bashkia Klos prej ditësh ka nisur punimet për riparimin e kanaleve vaditëse. Po punohet në mënyrë intensive që së shpejti të përfundoje vënia në funksion e të gjithë kanaleve vaditëse në gjithë territorin e Bashkisë Klos.

Ndërhyrjet që po kryhen për vënien në funksion të tyre, kanë filluar nga e para, pasi prej shumë vitesh shtrati i kanaleve ishte degraduar.

Aktualisht po punohet për vënien në punë të kanaleve vaditëse të fshatrave Fullqet, Xiber Hane, të cilët prej vitesh nuk kanë qenë funksional.