Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Projekti ndërkufitar “Zbulimi i Atraksioneve të fshehura” , vazhdojnë fazat e zbatimit të projektit.

ℹ️ Në kuadër të projektit ndërkufitar “Zbulimi i atraksioneve turistike” , ku Bashkia Klos është një ndër përfitueset e projektit, që do zbatohet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dje u zhvillua takimi i radhës këtë herë në ambientet e Bashkisë Klos.

Patëm nderin të kishim prezent delegacionin e Bashkisë së Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut me Kryetarin Z.Marjance Stojanovski si dhe përfaqësues të organizatave partnere FLAG dhe Art Point Gungo.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e zbatimit te projektit, ku jemi në fazën e nisjes së ndërtimit të muzeut, si dhe u përcaktua plani i punës për periudhën në vijim.

Rikujtojmë që projekti ka si qëllim zbulimin e atraksioneve turistike në dy vendet fqinje, duke bërë të mundur zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në Klos do investohet në ndërtimin e muzeut etnografik, përmiresimin e infrastrukturës turistike në zonën e Balgjaj, Ura e Vashës e zona të tjera potenciale, si dhe në mbështetjen e promovimin e ofruesve të produkteve lokale.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit ndërkufitar 2014-2020 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut.
🇪🇺🇲🇰🇦🇱
#EuropeanUnion #discoveringhiddenattraction 🙌

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *