Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Projekt – Akte te hapura per konsultim

Sondazhi online për mbledhjen e rekomandimeve të komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024 eshte propozuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Buxhetit ne Keshillin Bashkiak Shijak. Ai synon te zgjeroje praktiken e Bashkise Shijak per te zgjeruar rrethin e konsultimeve per vendimarrjet e rendesishme buxhetore.

Sondazhi online bazohet mbi të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2020. Qëllimi i këtij sondazhi është të mblidhen sugjerimet e komunitetit lidhur me:

  • Mënyrën si janë shpenzuar fondet për ofrimin e shërbimeve nga bashkia.
  • Performancën e shërbimeve të ofruara nga bashkia.
  • Shërbimet prioritare të komunitetit.

Komisioni i Ekonomisë dhe Buxhetit ne Keshillin Bashkiak Shijak ka pergatirur edhe kalendarin e konsultimit. Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit do të bëhet përmes platformës elektronike të sondazhit online. Sondazhi do të jetë online në faqen web të Bashkise dhe në rrjetet sociale të Këshillit dhe Bashkisë deri në 30 Nëntor 2022.

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Kryetarët e të gjithë Komisioneve të Këshillit të Bashkisë, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, këshilltarë, drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës.
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Shijak, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, gjimnazet, mësuesit, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratoret e Njesive Administrative.

Format e konsultimit: Pyetësor online. Sondazhi aksesohet në linkun:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=DQSIkWdsW0yxEjajBLZtrQAAAAAAAAAAAAYAAIBWQCRUNk9QQU5PUEJJU0dZOFcxQktYMjFYRVk3Qy4u