Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kryetari i Bashkisë Shijak / Jetëshkrimi

Elton Arbana
Baba, bashkëshort, kryetar i bashkisë së Shijakut.Nga gushti i vitit 2019 është zgjedhur si kryetar i bashkisë Shijak. I fokusuar çdo ditë në zgjidhjen e problemeve dhe dhënien e shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve. Elton Arbana shprehet: “Shijaku është familja ime e madhe.”

Lindur më 25.12.1984 dhe rritur në Shijak ai e di mjaft mirë se çfarë duhet të sistemohet në qytet. Edhe pse në 1999-2003 ndoqi studimet në Turqi ai u rikthye për të dhënë më të mirën për qytetin e vet. I dhënë pas gjuhëve të huaja, pasi mësoi turqishten ka mbrojtur dhe gjuhën italiane, ku ka studiuar për dy vite (2003-2005). Më pas vijoi studimet e larta katër vjeçare (2006-2010), ku u diplomua si jurist.

Me frymën e punës ai është njohur që në fëmijëri, ku duke pasur si model babain i cili punonte me orë të zgjatura në biznesin familjar, ai e ndihmonte mesa mundej. Kjo i dha inisiativën për të guxuar të kishte një biznes të vetin privat, të cilin e ka nisur që në moshën 19 vjeçare.

Gjithmonë në kërkim të sfidave dhe mundësive të reja, për këtë në 2016 pas përfshirjes në rradhën e të rinjve të Partisë Socialiste, ai zgjidhet si kryetar i PS-së Shijak. Kjo është një mundësi e mirë për Elton Arbanën për të qenë një zë më shumë në zgjidhjen e problematikave të ndyshme në aspektin politik dhe social.

Gjatë periudhës 2013-shkurt 2017 ai kryen funksionin si drejtor i IKMT-së Durrës. Figura e tij është shembull i një njeriu me integritet, që ndjek të mirën dhe ndihmon të tjerët me sa ka mundësi.

Rrugëtimin e tij të suksesshëm ia dedikon familjes, bashkëshortes Ema, tre vajzave Elma, Ajra, Ambla dhe djalit të tij Priam.

Aktualisht ia ka dalë mbanë të përballojë me sukses çdo sfidë duke nisur nga tërmeti, pandemia dhe përmbytjet. Motoja e punës së tij është slogani: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”!

‘Forca ime buron nga dëshira dhe pasioni që kam për t’i shërbyer të gjithëve. Shijaku është qyteti im i zemrës, dua më të mirën për të gjithë banorët e tij, dua ta shikoj një ditë Shijakun ashtu siç e meriton të jetë, me transformim europian. Prandaj po punoj fort, së pari duke dhënë shembullin tim.”

ELTON ARBANA

eltonarbana@shijak.gov.al
kryetari@shijak.gov.al
albanaelton@yahoo.com
cel: 0699300278