Sot u inaugurua Muzeu Historik-Kulturor i Klosit!
Kjo ngjarje shënon një moment historik për Klosin, duke hapur një kapitull të ri në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të kësaj treve të pasur.
Muzeu Historik-Kulturor i Klosit është realizuar në kuadër të projektit “Zbulimi i Atraksioneve të Fshehura”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri–Maqedoni e Veriut. Ky projekt është fryt i një bashkëpunimi mes Bashkisë Klos, Komunës së Demir Hisar, dhe partnerëve FLAG dhe Art Point Gumno.
Ju ftojmë të vizitoni këtë muze të jashtëzakonshëm dhe të eksploroni thesaret historike të Klosit, tashmë të hapura për publikun.
Së bashku, le të ruajmë dhe të promovojmë pasuritë tona kulturore!






























0 Comments