Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Performanca

OBJEKTIVA 

Punonjësi i Performancës i Sektori të Integrimit Europian, Projekteve, Diasporës dhe Performancës.

  1. Forcimi i sistemit të matjes së performancës institucionale

Të konsolidohet procesi i mbledhjes periodike të të dhënave nga të gjithë sektorët e Bashkisë.

Të sigurohet saktësia, krahasueshmëria dhe verifikimi i indikatorëve të performancës.

  1. Hartimi dhe përmirësimi i Raportit të Performancës së Bashkisë

Të përgatitet Raporti Vjetor i Performancës, bazuar në të dhëna konkrete dhe indikatorë të matshëm.

Të evidentohen pikat e forta, mangësitë dhe sektorët me nevojë për përmirësim.

Të llogaritet dhe analizohet përqindja e performancës për çdo sektor shërbimi.

  1. Mbështetja e vendimmarrjes dhe përmirësimit të shërbimeve

Të ofrohen rekomandime konkrete për rritjen e performancës në sektorët me rezultate më të ulëta.

  1. Ndërlidhja e performancës me projektet dhe integrimin europian

Të përdoren të dhënat e performancës për të mbështetur aplikime për projekte dhe fonde.