Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftim për dëgjesë publike

Qëllimi i takimit: Dëgjesë publike për Buxhetin, Paketën Fiskale të vitit 2026, si dhe PBA 2026-2028.

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Klos,

 

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ligjit nr. 146/2014, “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”,të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, të ligjit nr. 68/2017, “ Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”, të Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.9, datë 20.03.2018, “Për Procedurat Standarte të Zbatimit të Buxhetit”, ju njoftojmë se dëgjesat publike për Paketën Fiskale të vitit 2026, Buxhetin,si dhe PBA 2026-2028 do të bëhen sipas grafikut të mëposhtëm:

  • Me datë 22.10.2025, ora 14:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Gurrë.
  • Me datë 22.10.2025, ora 16:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Suç.
  • Me datë 24.10.2025, ora 14:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Xibër.
  • Me datë 24.10.2025, ora 16:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Klos.

Dëgjesat publike do të zhvillohen pranë çdo Njësie Administrative.

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e dëgjesave publike për Buxhetin, Paketën Fiskale të vitit 2026, si dhe PBA 2026-2028 për të garantuar një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.