Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Mirëmbajtja e kanaleve kulluese dhe vaditëse

MISIONI

  • Misioni i Sek. të Ujitjes dhe Kullimit në nivel Bashkie është të sigurojë një administrim të qëndrueshëm dhe efikas të burimeve ujore për bujqësinë, në funksion të zhvillimit ekonomik local dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në zonat rurale. Ky sektor ka për qëllim ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, garantim i shpërndarjes së drejtë dhe të rregullt të ujit për vaditje, si dhe mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet dhe dëmtimet e shkaktuara nga uji.

DETYRAT

  1. Të vëzhgojë dhe të informojë me shkrim mbi gjendjen e kanaleve vaditëse dhe nevojat që ato kanë për ndërhyrje dhe riparime .
  2. Të sinkronizojë punën për organizimin e pastrimit të kanaleve vaditëse me kryetarin e fshatit dhe me fermerët e secilit fshat
  3. Të ndërhyjë me shpejtësi në raste kur dëmtohet rrjeti ujitës për ta vënë situatën në kontroll.
  4. Të marrë masat e nevojshme dhe në bashkëpunim me zyrën e taksave për arkëtimin e detyrimeve financiare për çdo fermer për shkak të përdorimit të ujit për vaditje.
  5. Të mbajë në mbikqyrje rezervuarët artificial qe ndodhen në territorin e Bashkisë, shkarkuesit katastrofik, digën artificiale për të shmangur katastrofat e mundshme.
  6. Të hartojë grafikun e vaditjes për çdo kanal vaditës sëbashku me kryetarët e fshatrave një kopje e të cilit ta mbajë në dosjen e ujitjes .
  7. Të marrë masat e nevojshme administrative-ligjore për respektimin e grafikut të ujitjes duke vënë para përgjegjësisë shkaktarët e mosrespektimit të tij.
  8. Të alarmojë organizmat përgjegjës nësë parashikohet situate e jashtëzakonshme për tejmbushjen e digave të liqeneve artificial.
  9. Të përcaktojë nevojat emergjente për kullimin e parcelave apo grup parcelash duke përcaktuar nevojat për kanalizime kulluese.
  10. Të marrë masa që në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave ti bëhët parapritë ndërtimit të kanalizimeve për ndërprerjen e ujrave të larta për të shmangur erozionet natyrore për shkakë të rrjedhjes së natyrshme të ujrave të shiut dhe nëntokësore.
  11. Në bashkëpunim me Sek. e Shërbimeve të përcakojmë nevojat për riparime dhe investime.