Dëgjesë publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2025 në Njësitë Administrative Gurrë dhe Suç
Bashkia Klos zhvilloi dëgjesa publike në Njësitë Administrative
Gurrë dhe
Suç.
Këto takime ofruan një mundësi për banorët të shprehin mendimet e tyre, të angazhohen në proceset vendimmarrëse, të diskutojnë nevojat dhe shqetësimet që i prekin, si dhe të kontribuojnë për zhvillimin e ardhshëm të komunitetit.
Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuan me ide dhe sugjerime të vlefshme, duke e bërë këtë proces më efektiv dhe të përfshirë. Bashkia Klos është e angazhuar për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë!
#BashkiaKlos#DëgjesePublike#Buxheti2025


















0 Comments