3 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar
Bashkia Klos përcjell sot mesazhin e respektit, barazisë dhe përfshirjes për personat me aftësi të kufizuar. Kjo ditë na kujton detyrimin për të garantuar të drejtat, mundësitë e barabarta dhe një mjedis pa barriera për çdo qytetar.
Ndërgjegjësimi, mbështetja dhe integrimi i tyre në jetën shoqërore janë hapa të domosdoshëm drejt një komuniteti më të drejtë dhe më të aksesueshëm.
Bashkia Klos mbetet e angazhuar për të promovuar dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.
0 Comments