🧡 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave!
Sot u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues kushtuar dhunës online ndaj vajzave dhe grave, nën mesazhin e fuqishëm: “Nis në rrjet e përfundon në jetë”.
![]()
Në këtë takim u theksua se dhuna digjitale nuk mbaron në ekran, ajo prek realitetin, jetën dhe mirëqenien e çdo vajze e gruaje.
Bashkia Klos mbetet e angazhuar të promovojë sigurinë online, respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në çdo hap.
![]()
Le të ngremë zërin, të reagojmë dhe të mos heshtim përballë dhunës!
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me @unwomenalbania në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për zhvillim rural në Shqipërinë e Veriut”, i financuar nga Qeveria e Italisë/@AICS Tirana. ![]()




















0 Comments