TERMAT E PËRDORIMIT

Ju lutemi lexoni të gjitha këto dispozita ("terma") me kujdes para se të përdorni këtë Faqe Interneti.
Duke përdorur këtë faqe interneti ju tregoni miratimin tuaj dhe pranimin e këtyre termave. Nëse ju nuk i pranoni këto kushte, mos e përdorni këtë faqe ose materialet e shkarkuara prej kësaj faqeje.

Faqja e internetit dhe përdorimi i saj

Faqja e Internetit e Bashkisë Klos është në pronësi dhe ofrohet nga Bashkia Klos

Ju lutem mos ngurroni të shfletoni faqen tonë, ju lutemi të kuptoni që përdorimi i saj është subjekt i termave të mëposhtme dhe i të gjitha ligjeve në fuqi:

a. Ju duhet të përdorni faqen e internetit vetëm për qëllime të ligjshme.

b. Ju nuk duhet të transmetoni përmes faqes informacione ose materiale, që shkel apo cënon, në çdo mënyrë, të drejtat e të tjerëve, apo që është i paligjshëm, kërcënues, abuziv, shpifës, thyes i privatësisë apo i të drejtave të publicitetit, vulgar, i pahijëshëm, ngacmues, ose i pakëndshëm.

c. Ju nuk do të transmetoni nëpërmjet faqes informacione ose materiale, të cilat nxisin sjellje që do të përbëjnë një vepër penale, që sjell përgjegjësi ose shkel ndonjë ligj ose vendim administrativ.

Çdo sjellje nga ju që në mendim të Bashkia Klos, kufizon ose pengon përdorues të tjerë nga përdorimi apo shijimi i faqes së internetit nuk do të lejohet. Faqja e Internetit përmban informacione dhe materiale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në tekst, fotografi dhe grafika, të cilat janë nxjerrë në tërësi ose në pjesë nga informacioni dhe materialet e Bashkisë Klos si dhe burime të tjera dhe janë të mbrojtura nga Ligji Nr. 9380, datë 28.04.2005 "Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të".

Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ribotohen, modifikohen, ngarkohen, dërgohen, transmetohen ose shpërndahen në ndonjë mënyrë duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe video, si dhe çdo program (duke përfshirë pamje ose fotografi të inkorporuara në ose gjeneruar me programim), përveç që ju mund të shkarkoni një kopje të materialeve në ndonjë kompjuter vetëm për nevojat tuaja personale, përdorim jo-komercial, me kusht që ju të mbani të paprekur të drejtën e autorit.

Bashkia Klos. rezervon të drejtën, në dijeninë e saj të vetme, për të rishikuar këto kushte në çdo kohë dhe të saktësojë ndonjë gabim ose mangësi në çdo pjesë të faqes së internetit. Materialet mund të ndryshojnë nga ne, modifikohen, shtohen apo hiqen dhe përditësohen pa njoftim në çdo kohë.

Këto kushte përbëjnë marrëveshjen mes Bashkisë Klos dhe jush në lidhje me përdorimin e faqes tonë të internetit.