Klubi i futbollit “Klosi” ndeshjet zyrtare me kalendar te FSHF-se ka filluar ne Nentor 1993 . me pjesmarrjen e ekipeve “Klosi, Krasta ,Bulqiza, Komsia,Albania(F.Kuqe), Rreshen” , ku Klosi ne perfundim te edicionit 1993-94 zuri vendin e pare dhe u ngjit ne kategorine II. Per mungese te terrenit sportive 7 skuadra te tjera I zhvilloj ndeshjet ne Rreshen, Tirane,Burrel dhe Lezhe. Jane dalluar futbollistet Nderim Dardha, Hekuran Tema,Veli Hasa, Hysni Dika, Arben Gjika, Fatmir Gjika, Shkelqim Cela,Bardhyl Cela, Adnand Topalli , Blenart Topalli e shume te tjere. Meqe Komuna e Klosit ne ate kohe nuk kishte financat per te financuar vijimin e aktivitetit sportive. Pushteti vendore po thuajse per nje dekate nuk vuri dore fare per te vazhduar kete sport qe gezonte popullaritet te madh ne kete zone. Endrra e sportisteve, e sportdasheve çeli driten jeshile gjate vitit 2015 e ne vijim. Nje grup futbollistesh kerkuan takim me Kryetarin e Bashkise Klos Z.Basir Cupa per te marre pjese ne kampionatin Kombetare te Kategorise se III. Ai menjehere e miratoi kerkesen e tyre , Keshilli Bashkiak e miratoi fondin financiar per te perballuar kampionatin . ne kete kampionat moren pjese 8 ekipe , Klosi, Spartaku,Internacionali, Termi AAS ,Shkoder, Shkendia e Tiranes, Flamurtari,Sopoti B. Ne te dyja fazat e edicionit 2016-2017 Klosi beri paraqitje dinjitoze dhe sebashku me Spartakun e Tiranes zune dy vendet e para dhe u ngjiten ne kategorine e II brenda nje viti. Kjo ishte nje arritje e shkelqyer por kjo na nxori perpoara detyrave dhe sakrificave te medha. Por Bashkia dhe keshilli bashkiak e mbeshteten ekipin dhe stafin drejtues fillimisht me objektivat per te mbijetruar ne kategorine e II. Kampionati fillimit kishte humbjet e para per ekipin e Klosit, por skuadra nuk u dorezua dhe kjo u shperblye me fitore te njespasnjeshme. Vlen te permendet suporti qe ka dhene Z.Asllan Muharremi i cili sakrifikoi shume per mbarevajtjen e ekipit per ne kategorine e III-te, duke financuar per bazen material te ekipit dhe ka karburant qe nevojitej per ndeshjet ne transferte. Futbollistet e federuar ne kategorine e II-te per edicionin futbollistik 2017-2018 ishin: Gazmen Spano, Arjan Lleshaj,Ardit Kadiu, Mirjan Pepa, Spiro Kordha, Romeo Gjoka, Denis Cani, Ervis Kadiu, Ervis ,Flogert Doma ,Alvaro Farruku, Olsi Laci, Kristi Mesha, Glen Maci dhe Aldo Pjetri. Renditja perfundimtare : Grupi A me 14 ekipe nga ku Klub Klosi eshte ne vendin e 3 me 52 pike. Klosi ne vend te 3 i shkeputur nga vendi i 4 me 16 pike. Pas ndeshjhes se javes se III, faza e II, humbjes me Voren shkarkohet trajneri Dali Farruku dhe merr drejtimin e ekipit zv/trajneri Blenart Topalli, i cili pati arritje te shkelqyera ku 9 fitore, 0 humbje dhe 0 barazime duke grumbulluar 27 pike nga 21 pike faza e I-re me 13 ndeshje. Nje arritje e rralle kjo per Klub Klosin, po te ishte kjo ecuri qe ne fazen e I-re do kishim arritur te ishim ne kategorine e I-re. Çelesi I suksesit eshte mbeshtetja e Kryetarit te Bashkise Klos (Presidenti I F.K. Klosit) ,Z.Asllan Muharremit zv/president dhe puna me profesionalizem e perkushtim e trajnerit Blenart Topalli, drejtori sportive FC KLOSI Z.Enver Topalli.