Më 04/06/2018 Koordinatorja e BE-së Bashkia Klos organizoi një aktivitet me nxënës të Gjimnazit të Shkollës “Shaban Çollaku “me temë Migrimi I Parregullt dhe informim mbi këndin e BE-së. Fillimisht u organizua një prezantim mbi këndin dhe rolin e BE-së. U nda informacion rreth migrimit të parregullt dhe mënyrat e udhëtimit për moshat 12-18 vjeç.Në këtë aktivitet,u trasmetuan mesazhe mjaft të qarta ,domethënëse për mundësitë që ofron BE-ja si punësimi , arsimimi dhe emigrimi I rregullt. Nxënësit shprehën mendimet dhe idetë e tyre mbi mundësitë që mund të ofrojë BE-ja. Rëndësia e këtij aktiviteti qëndron në njohjen dhe informomin mbi migrimin e sigurtë në Bashkimin Evropian.Zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë janë rruga e sigurt drejt mundesive më të mira për punësim në vendet e BE-së. Migracioni i parregullt dhe azili nuk janë zgjedhja e duhur për në Bashkimin Evropian.