VLERËSIM I MERITUAR PËR GRUPIN FOLKLORIK “PETRALBA” Për herë të parë, më 1 dhe 2 qershor 2018, në Gjakovë u zhvillua Festivali Folklorik Mbarërkombëtar “N’Odën e Malësisë së Gjakovës”. Para artdashësve të shumtë interpretuan shoqëri artistike dhe grupe folklorike nga treva të ndryshme shqiptare, të cilat përmes tingujve e melodive, këngëve, valleve të shumta e veshjeve tradicionale kombëtare, shpalosën vlerat e folklorit shqiptar, të ruajtura ndër breza. Në skenën e Festivalit, me program të pasur folklorik, u ngjit dhe Grupi Folklorik “Petralba” i Bashkisë Klos, i cili këndoi dy këngë për Skënderbeun dhe interpretoi melodi me lauri, baritore me bilbil, potpuri vallesh matjane burrash e grash. Festivali “N’Odën e Malësisë së Gjakovës” ishte një manifestimi jashtëzakonisht i rëndësishëm i ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të trashëgimisë, të cilat janë bartur brez pas brezi si identitet kombëtar. Përveç mirënjohjes për pjesëmarrje, bazuar mbi elementet e trashëgimisë, Grupi Folklorik “Petralba” i Bashkisë Klos u vlerësua me çmimin e veçantë si grupi më i kompletuar dhe çmimin e dytë të Festivalit. LISTA EMËRORE DHE PROGRAMI I GRUPIT FOLKLORIK “PETRALBA” në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “N’ODËN E MALSISË SË GJAKOVËS”, 2 qershor 2018 në Gjakovë. 1. Ikli Punavija: instrumentist, kryetar 2. Adhurim Xhepi: instrumentist 3. Ali Reci: rapsod 4. Andeta Spahiu: valltare 5. Denis Ahmati: valltar 6. Emiljano Elezi: valltar 7. Ergys Koca: valltar, koreograf 8. Ferit Hoxha: valltar 9. Flogerta Çeka: valltare 10. Hatije Cani: valltare 11. Leonora Mjeshtri: valltare 12. Man Xhepi: instrumentist 13. Rustem Muça: instrumentist 14. Sajme Merraj: valltare 15. Trendafile Çeka: valltare 16. Vere Cani: këngëtare 17. Veri Beça: këngëtar 18. Xhorina Nuka: valltare