EKONOMIA I.Bujqësia e blegtoria. Treva e Kryemates, me luginën e saj, është e veçantë dhe nga më të mirat në Shqipëri për zhvillimin bujqësor e blegtoral. Fillimisht po bëhet kujdes që çdo pëllëmbë tokë të jetë në pronësi të atij që i takon dhe secili të jetë i përgjegjshëm për mirëadministrimin e saj me inetres. Kjo do të ndikojë fuqimisht në efektivitetin e përdorimit të kësaj pasurie të madhe potenciale në këtë trevë. Po ju jepet përparësi politikave për nxitjen e sipërmarrjes në bujqëi e blegtori, duke stimuluar ngritjen e minifermave, komplekseve blegtorale, rritjen e shtimin e sipërfaqes së mbjellë me vreshta e pemë frutorë, por njëherësh me këtë po bëhen përpjekje për ngritjen e punishteve agropërpunuese të perimeve e frutave. Kjo trevë është e favorizuar nga natyra për zhvillimin blegtoral. Kurora e maleve përreth është mjaft e pasur me kullota verore për bagëtitë. - Për të krijuar mundësi të reja punësimi, meqenëse Klosi edhe si pozicion gjeografik, por edhe në traditën e trevës, si qendër, është me shumë interes një projekt i studiuar mirë për fasonerinë. Veç të tjerash punishtet për prodhimin e rakisë e të verës, këtu kanë qenë shumë të vlerësuara edhe në të kaluarën, ndërsa pika për grumbullimin e qumështit tashmë është e domosdoshme për ta stimuluar çdo banor të fshatit të vlerësojë blegtorinë, duke qenë i sigurtë se asgjë nuk i shkon dëm. Por njëherësh është domosdoshmëri realizimi sa më shpejt i një programi të detajuar për menaxhimin e mbetjeve urbane, i cili të shtrihet në çdo fshat në gjithë territorin e bashkisë së re. II.Pasuritë minerare Nje e ardhur me shumë peshë, e cila nuk i është dhënë asnjëherë, deri më sot, Bashkisë Klos, është renta minerare e cila do të kishte një ndikim të madh në anën finaciare të kësaj njësie. Në këtë bashki operojnë më se 15 subjekte minerare të kromit. Mirëmenaxhimi i minierave në teritorin e kësaj bashkie të re nga shteti dhe partneriteti i saj në këtë menaxhim, do të ishin me shumë interes, madje duhet theksuar interesi i dyfishtë shtet-bashki. Mosfunksionimi i këtij organizmi demokratik deri më sot, ka sjellë dëme të konsiderueshme në ekonominë kombëtare. Nëse do të krijohen kushte, ka një hapësirë të madhe edhe prodhimi i gëlqeres,çimentos dhe mermerit për industrinë e ndërtimit, të cilët do të çonin në rritjen e të ardhurave të taksave lokale. Kjo trevë është mjaft e favorshme për këto zhvillime. NË EKONOMINË E KËSAJ TREVE NJË VEND TË VEÇANTË ZË MIRËADMINISTRIMI I UJËRAVE DHE PYJEVE SI DHE: - INFRASTRUKTURA Prioritet i veçantë mbetet domosdoshmëria e investimeve të studiuara në infrastrukturë. Në këtë aspekt së pari po përmblidhen studimet e veçanta të njësive përbërëse të kësaj bashkie, po korektohen, saktësohen e mbi të gjitha plotësohen me prioritete të reja sipas vizionit të ri të bashkisë planet urbanistike të studiuara dhe po përmblidhet së shpejti plani urbanistik i të gjithë njësisë, ku element i veçantë është ai i qytetit Klos, në të cilin në perspektivë do të përfshihet zgjerimi i qytetit në dy anët e lumit Mat, unaza, sistemimi i qendrës,projekti i tregut etj. Bashkia e Re Klos, duke përfshirë në gjirin e saj edhe territorin që deri më sot përfshihej nga komunat Suç, Gurrë e Xibër, ka një pozicion të artë edhe në raport me distancat qendër bashkie, Suç, Gurrë, Xibër-Guri i Bardhë. Largesa Klos-Suç është 7 km, largesa Klos-Xibër, që mund të ishte rreth 7 km, me rrugën aktuale është afro 20 km. Pra investimet në infrastrukturë janë nevojë urgjente. Së pari, distanca Klos Xibër nga 20 km mund të bëhet vetëm 7 km, pra aq sa është aktualisht Klos-Suç, me ndërtimin e urës mbi lumin Mat në vendin ku është pasarela te Pazari i Vjetër dhe segmentit të ri rrugor automobilistik Klos-Shkallë, duke kaluar nëpër këtë urë, në lagjen Ballosh të fshatit Fshat, me një kthesë që s’ka shumë pjerrësi mbi livadhet e Nezirit drejt Qafë-Shkallesë e më tej drejt Xibrrit dhe Gurit të Bardhë. Fshati Shkallë që sot lidhet me rrugë automobilistike me Klosin në një gjatësi më shumë se 15 km, me këtë rrugë do të afrohej për rreth 5 km. Veç kësaj për Xibrrin, Shkallën dhe Gurin e Bardhë do të shmangeshin kthesat dhe maloret marramendëse nga teqja e Gurit të Bardhë deri në vendin e quajtur Qafë-Uk. Rruga e re lidhëse e Klosit me Xibrrin përveç distancës së shkurtër do të ishte edhe shumë e shtruar. Theksojmë, se para pak kohësh, lidhja e Pazarit të Urës me Xibrrin bëhej sipas këtij itinerari dhe para afro dy shekujsh ishte funksionale Ura e Madhe në Pazarin e Urës me 6 deri 8 harqe, gjurmët e së cilës kanë qenë të dukshme deri në ditët tona. Këto i përshkruan mjaft mirë edhe arkeologu dhe etnologu Dilaver Kurti në librin “Trashëgime Iliro-Arbërore”. Po kështu kërkohen investime edhe për rikonstruksionin e rrugëve Suç-Kurdari, Ura e Shulbatrrës-Gurrë dhe për lidhjen me akset kryesore të të gjithë fshatrave që përfshin Bashkia e Re. Kjo do të ndikojë shumë jo vetëm në fuqizimin ekonomik, por edhe në zhvillimin tërësor të