Me 15/05/2018 Këndi I BE-së Klos me koordinatore znj. Bledjana Hoxha organizoi një aktivitet me nxënës të Shkollës 9-Vjecare Klos ,mbi Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Fillimisht u organizua një prezantim mbi këtë ditë nga koordinatorja Lokale e BE-së . Përmes posterave , këshillave dhe interpretimeve të nxënësve të shkollë 9-vjeçare u trasmetuan mesazhe mjaft të qarta , domethënëse për rëndësinë, vlerat dhe domosdoshmërinë që ka “Familja’ . Nxënësit shprehën mendimet e tyre mbi familjen dhe problemet e saj . Rëndësia e këtij aktiviteti qëndron në njohjen dhe promovimin e familjes dhe vlerave të saj , nxitjen e barazisë midis burrit dhe gruas dhe mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë.