Në Deçan të Kosovës, në Pallatin e Kulturës "Jusuf Gërvalla", u zhvillua Festivali tradicional Folklorik Gjithëkombëtar "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen", kushtuar rapsodëve të folklorit shqiptar, Dervish Shaqa e Demush Neziri. Morën pjesë rapsodë, grupe folklorike dhe shoqëri kulturore artistike nga të gjitha trevat shqiptare. Para të pranishmëve në natën e tretë të Festivalit Folklorik "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen" mori pjesë me artistë kryesisht të rinj dhe Grupi Folklorik “Petralba” i Bashkisë Klos.