Kjo trevë, me përvojën e saj 100-vjeçare, ka krijuar traditën, fizionominë dhe identitetin e saj të veçantë në arsim. Mësimi në gjuhën shqipe në Kryemat, ka nisur për herë të parë në vitin 1916, në fshatin Bejnë, me mësuesin vendës Hasan Haliti (Zogolli). (Foto e Hasan Zogollit) Nga ajo kohë, falë dashamirësisë së banorëve për mësimin në gjuhën shqipe, me gjithë rrethanat e vështira, shkollat shqipe vijuan të hapen edhe në fshatrat e tjerë, vit pas viti. Në Klos, në vitin 1947, nisën mësimet në të parën shkollë shtatëvjeçare të Matit, në të cilën u hodhën themele të fuqishme për zhvillimin arsimor e kulturor të gjithë kësaj treve. Në vitin 1970, në Klos nisën mësimet në arsimin e mesëm me shkëputje nga puna. Sot, funksionimi i institucioneve arsimore në këtë trevë, është sipas pasqyrave ne foto: