Me date 13.03.2018 ne Bashkine Klos u zhvillua seminari trajnues me titull “Drejt Një Mekanizmi Referimi efektiv dhe të qëndrueshëm, për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ne kete seminar u diskutua per rolin e secilit anetar te grupit te mekanizmit te referimit te dhunes, qe ka ne menaxhim e tije nje rast dhune ne familje. Ne seminar u parashtruan menyrat e parandalimit te dhunes dhe se si nje anetar i grupit te mekanizmit te referimit te dhunes te dije te menaxhoje situaten.