Situate e reshjeve ne Bashkine Klos me Njesite Admininstrative Xiber, Suç dhe Gurre eshte si me poshte: 1. Ne Njesine Administrative Xiber trashesia e bores arrin nga 60-100 cm, ne fshatrat e kesaj njesie levizja eshte e veshtire. 2. Mesimi eshte nderprere qe diten e Hene dhe vijon te mos zhvillohet mesim. 3. Energjia elektrike ne kete njesi ka qene me nderprerje . 4. Ne Bashkine Klos eshte ngritur grupi i emrgjencave civile per marrjen e situates nen kontroll. Mjetet e renda te Bashkise jane nisur ne drejtim te Njesise Administrative Xiber dhe kane arritur te hapin rrugen kryesore por reshjet e dendura e bllokojne menjehere ate. 5. Eshte bere kerkese per ndihma nga ajri ne Drejtorine e Pergjithshme te Emergjencave Tirane dhe Prefektures se Qarkut Diber. 6. Ne njesine Administrative Suç problem ngelet fshati Qaf-Dardhe pasi eshte i bllokuar. 7. Ne njesine Administrative Gurre ,Fshatrat Mal i Lezit dhe Mishter kemi po te njejten situate si ate te njesise Administrative Xiber. Grupi i emergjencave civile me ne krye Kryetarin e Bashkise Klos Z. Basir Çupa kane dale ne terren per inspektimin e situates dhe gjendjes aktuale.