Ne Bashkine Klos u be e mundur hapja e kendit te BE-se, i cili ka si qellim te mase performancen e bashkise ne shume fusha perfshire dhe çeshtjet lidhur me integrimin europian. Projekti do te mbeshtese ne realizimin fillestar te vleresimit, por ai do te behet gradualisht nje mjet qe Qeveria do ta realizoje ne te ardhmen ne menyre te vazhdueshme. Perfitimi i ketij projekti eshte: Krijimin e nje sistemi efikas dhe efektiv per vleresimin e performances se administrates se pushtetit vendor, do te jete nje mjet efikas per te rritur procesin e hartimit te politikave qe lidhen me decentralizimin dhe zhvillimin lokal, dhe qeverisjen lokale ne te ardhmen, bazuar ne te dhena te grumbulluara dhe te analizuara.