Me date 12.12.2017 u lidh marreveshja e bashkepunimit per mekanizmin e referimit dhe trajtimit te rasteve te dhunes ne marredheniet familjare Kjo marrëveshje bashkëpunimi bazohet në Ligjin nr.9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” (i ndryshuar) neni 8, pika 8 e tij; si dhe të VKM nr.334, datë 17.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”,Bashkia Klos në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP) dhe Agjencitë e OKB-së në Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze po zhvillon projekte me teme “Parandalimi dhe adresimi I rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave,si dhe dhunës në familje,në Qytetin Klos”. Gjithashtu kjo marrëveshje është në linjë edhe me detyrimet sipas Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit), si dhe me detyrimet qe rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2016-2020 dhe Planin e saj të Veprimit. Qëllimi : Qellimi i këtij projekti është marrja e masave për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në familje dhe mbështetja e Zyrës së Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe specialistes së emëruar pranë kësaj zyre(e cila do të mbulojë edhe funksionin si Koordinatore Vendore),për të shtuar përpjekjet për zbatimin e kuadrit ligjor,duke bërë të mundur si formalizimin e Mekanizmit te Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje,ashtu edhe rritjen e efektivitetit dhe shërbimeve të nevojshme për t’u ofruar nga anëtarët e tij Funksionet e zyres se barazise gjinore dhe dhunes ne familje jane: • Identifikimi I rasteve të dhunës në familje. • Mbështetje dhe asistencë e monitoruar,bazuar në nevojat e cdo rasti konkret. • Referimi I rastit tek anëtarët e tjerë të Mekanizmit të Referimit,sipas nevojave individuale të viktimës(ave) apo personave në varësi të tyre. • Organizimi I takimeve periodike me Ekipin Teknik Ndërdisiplinar. • Aktivitete dhe takime ndërgjegjësuese në lidhje me dhunën në familje,si dhe me cështje të tjera që lidhen me fuqizimin e gruas dhe barazisë gjinore. • Monitorimi dhe mbështetja në mënyrë të vecantë e veprimeve për integrimin gjinor në të gjitha planet,si në ato vendimmarrëse dhe në ato bashkëqeverisëse. Antaret e mekanizmit te te referimit te dhunes jane: • Bashkia Klos • Posta e policisë Klos • Qendra shendetesore Klos • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat • Prokuroria e rrethit Mat • Zyra Përmbarimore Mat • Prefektura Diber • Spitali Mat • Zyra e Punësimit Mat • Mjeku Ligjor Mat • Zyra arsimore Mat Zyra për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje do të jetë gjithmonë e hapur në shërbim të qytetarëve duke ju ardhur në ndihmë për cdo problem që ata kanë.Çdo informacion që përcillet do të mbetet i fshehtë dhe do të ruhet konfidencialiteti i tij deri në fund.