Me një fond prej 1 900 000 lekësh nga buxheti saj, Bashkia Klos ka bërë të mundur hapjen e aksit te ri rrugor Kurdari – Patin - Bërshi. Rruga është ndërtuar kopmplet e re dhe ka një gjatësi prej 3.4 km . Ndërtimi i kësai rruge shkurton dhe përmirëson lëvizjen automjeteve dhe banorëve të fshatrave të Njësisë Administrative Suç me Klosin dhe anasjelltas. Rruga është funksionale dhe ju vjen ne ndihmë banorëve të kësaj zone për nevojat e tyre.