Bashkia Klos e ftuar Zyrtarisht nga Bashkia e Sllovakisë - Sllovenske Darmoty me kryetare Znj.Denisa Arvayova , e mbeshtetur dhe nga Ambasadori i Sllovakisë në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Z. Milan CIGÁNIK për tu bërë pjesë e këtij projekti. Bashkia Klos ka marrë pjesë në aktivitetin e financuar nga Bashkimi Evropian në programin: Europa për Qytetarët, Programi: Binjakëzimi Qyteteve 2017 , me temë: Të Bashkuar bëjmë fuqine. Gjatë këtij aktiviteti unë pata rastin të falenderoj Kryetaren e Bashkisë Znj. Denisa Arvayova për Ftesën, suportin e Ambasadës Sllovake në Tiranë si dhe për mikëpritjen, organizimin dhe kordinimin e këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm në njohjen e bashkive partnere, njohjen më nga afër të vlerave historike, kulturore dhe kombëtare të tyre.Gjatë këtij aktiviteti unë i njoha të pranishmit mbi territorin, ekonomine, turizmin, mineralet si dhe vlerat historike, kulturore dhe turistike të Bashkisë Klos. Unë gjatë fjalës u shpreha që këto organizime në kuadrin e Bashkimit Evropian i bëjnë qytetet tona, komunitetet tona, të jenë më afër njëri tjetrit, të njohim vlerat dhe kulturat e njëri tjetrit dhe si rrjedhojë këto distanca gjeografike të mos njohin kufinj. Ky është edhe qëllimi i Evropës së Bashkuar, ku bashkëjetesa e vlerave dhe e kulturave, sjell dhe harmoninë e komuniteteve dhe te kombeve tona. Gjithashtu unë shpreha dëshirën që në një kohë të përshtatshme këtë mënyrë organizimi ta implementojmë edhe në Bashkinë Klos Bashkitë Partnere: BALASSAGYARMAT (Hungari) ILINY (Hungari) CASAVATORE (Itali) KLOS (Shqipëri) SAN NICOLA LA STRADA ( Itali) RUCAR (Rumani) ERSEKVADKERT (Hungari) NÓDRÁDMARCAL (Hungari) PATVARC ( Hungari) VRILIKA (Kroaci) VLACHOVA LHOTA ( Çeki) ABASÁR ( Hungari) GOLIANOVO (Sllovaki)