Degjesa publike e zhvilluar tek biblioteka e qytetit te Klosit mbi strategjinë dhe vizionin e kësaj bashkie, u zhvillua ne 19 korrik, dhe ne te morën pjese 36 banore te bashkisë Klos. Prezantimi kishte ne fokus, përveç se ti prezantonte qytetaret me vizionin dhe projektet strategjike qe grupi i punës ka menduar per kete bashki, por edhe te paraqisnim gjetjet kryesore nga anketa e zhvilluar me qytetaret dhe gjetje te tjera nga procesi i Analizes se Territorit. Diskutimi ishte interesant, pasi nga pjesëmarrësit dhanë mendimin e tyre ne lidhje me propozimet e vizionit dhe Strategjise. Disa nga temat qe u ngritën ishin ne lidhje me parqet e propozuara te qytetit, sidomos mbi parkun kodrinor, perse eshte perzgjedhur ne ate pozicion dhe kujt do ti sherbeje, problematika ne lidhje me fshatrat, sidomos per kanalet vaditëse, tregun e qytetit, por diskutimi me interesant ishte ne lidhje me zgjerimin e qytetit ne anën tjetër te lumit. Shumica e qytetareve ranë dakord qe me zhvillimin e rrugës se Arbrit qyteti i Klosit do te kete rol tjetër dhe zhvillim me te madh nga sa e ka pasur deri tani, dhe rritja e banoreve ne te eshte e paevitueshme. Nga ana tjetër, ky mendim u mbështet edhe nga qytetare te tjerë te cilët dhanë shembuj te njohurve te tyre te cilat aktualisht jetojnë në Tiranë dhe jane te gatshëm te ritransferohen ne Klos nëse infrastruktura dhe shërbimet përmirësohen. Nje banor u shpreh se e shikon Klosin si nje lagje te Tiranës, dhe se mund të mbledhë banore të tjerë si nga Bulqiza dhe Martaneshi, dhe se duhen pasur parasysh standarded e rrugëve te propozuara qe ti pergjigjen kësaj rritje, që sipas tij mund të shkojë deri në 20,000 banorë. Nje qytetar mendonte se unaza duhet te zgjerohet ne lindje dhe ndoshta te ndërtohet nje tynel per tiu përgjigjur kësaj zhvendosje. Gjithashtu ai propozon qe lidhja me rrugën e Arbrit te behet ne drejtim te fshatit Fshat, pasi do ta shkurtonte ndjeshëm. Pjesemarres tjetër ngriti problemin e HEC-it te parashikuar ne afërsi te qytetit Klos, ne vijim te rrjedhës se Matit i cili duhet te merret parasysh ne menyre qe zhvillimi i qytetit te behet ne anën tjetër te lumit. Vlen per tu theksuar se nga sa u shprehen banoret, komuniteti ka qene ne kundërshtim me kete hidrocentral por vendimi per te ka qene nga qeveria qendrore. Nje pjesëmarrës tjetër u shpreh se aktualisht rrjedha e lumit Mat shfrytëzohet nga pushues te ndryshëm (sidomos te huajt) per kamping, dhe gjithashtu kjo duhet marre parasysh per te evidentuar 2-3 pika per kete destinacion. Ne lidhje me vaditjen ai u shpreh se burimi i Gurrajve eshte mjaft i pasur, i cili aktualisht nuk shfrytëzohet ne mënyrën me optimale te mundshme. Nje qytetar tjetër e shikonte te veshtire zhvillimin e qytetit ne anën tjetër te lumit per aresye te relievit, pavarësisht se kjo ndërhyrje do te ishte shume strategjike dhe do ia rriste vlerat qytetit. Ekspertet iu pergjigjen secilit nga këto koment me sqarimet përkatëse. Per shembull, ne lidhje me parkun, u sqarua se aktualisht ajo kurore e gjelbert nuk eshte e aksesueshme per qytetaret, dhe ana tjetër e lumit gjithashtu eshte menduar nje park i shfrytëzueshëm. Ne lidhje me zgjerimin e unazës dhe rritjen e popullsisë deri ne 20,000 banore, eksperti i ekonomisë urbane ndërhyri per te sqaruar se brenda 15 vjecarit ne vijim, 10 fishimi i banoreve eshte pothuajse i pamundur, por 2 fishimi po. Gjithashtu shtoi se investime te tilla si hapja e tyneleve eshte investim i shtrenjte, per te cilin do te jete shume e veshtire te gjesh donatorin. Ne lidhje me përshtatshmërinë e territorit, u sqarua se eshte marre parasysh pjerrësia e tij, dhe relievi eshte nje aresye me shume pse eshte me e përshtatshme qe qyteti te zgjerohet ne perëndim sesa ne lindje, pasi kodrat ne lindje do ta bëjnë edhe me te veshtire ndërtimin aty. Kishte komente, sikurse kanalet vaditëse neper fshatra, per te cilat PPV-ja nuk i ben dot ne kete faze. Por mendime si pikat e kampingut përgjatë lumit Mat dhe verifikimi i pozicionimit te HEC-it ne lumit Mat, patjetër qe duhet te merren parasysh ne procesin ne vijim. Bashkia pas dëgjesës na informoi dhe na dha pozicionimin e sakte se ku eshte parashikuar diga e HEC-it .