Ka filluar puna për ndërtimin e kanalit vaditës të Bushit në Njësinë Adminisrtative Gurrë. Fondi akorduar për ndërtimin e këtij objekti kap shumën e 17 145 925 lekëve. Punimet janë duke u kryer nga firma private “Ndregjoni” Shp.k e cila ka fituar tenderin e zhvilluar nga Bashkia Klos. Kanali ka gjatësi 1.8 km dhe me përfundimin e tij do vihen nën ujë rreth 120 hektare tokë bujqësore në pronësi të banorëve të fshatit Gurrë e Vogël