Me një fond prej 2.083 000 lekësh nga buxheti saj, Bashkia Klos ka bërë ndërtimin e rrugës së Kalase së Petralbës. Rruga është ndërtuar kopmplet e re dhe ka një gjatësi prej 1.8 km . Theksojme se ky objekt me vlera te mëdha historike , arkeologjike dhe turistike jo vetem per bashkinë tonë, më pare mund të vizitohej vetëm duke udhëtuar në një rrugë këmbësorësh . Kjo e bënte të vështirë dhe gati të pamundur udhëtimin drejt Kalasë si për vizitorët vendas ashtu edhe për turistët e huaj. Me ndërtimin e kesaj rruge Kalaja e Petralbës tani është lehtësisht e vizitueshme per te gjithe vizitorët e interesuar vendas dhe të huaj per ta pare dhe eksploruar këtë objekt me vlera të mëdha për zonen tonë por jo vetëm.