Bashkia Klos, për të përmirësuar dhe lehtësuar shërbimet ndaj banorëve të saj, ka implementuar dhe vënë në funksion shërbimin e integruar te zyrës me një ndalese duke filluar nga muaji Mars i këtij viti. Kjo është arritur në saj të bashkëpunimit me qeverinë zvicerane, në kuadër të programit zviceran për decentralizimin dhe zhvillimin vendor. Ky shërbim do të bëjë të mundur rritjen e performancës së shërbimit ndaj qytetarëve, reduktimin e kohës se pritjes së banorëve për t’u paisur me vertetime të ndryshme dhe kryerjen e shërbimeve ndaj tyre në një kohë sa më të shkurtër dhe me cilësi duke eleminuar sorolloatjen e tyre nëpër zyrat e bashkisë. Zyra me një ndalese aktualisht kryen shërbimet si me poshtë : Sherbime të gjendjes civile Tatim Taksave Ndihmës ekonomike Transportit Bujqësisë Urbanistikës Ankesave Arkivës Arsimit Theksojmë se kapaciteti i plotë i programit të instaluar është dhënia e 73 lloje shërbimesh të cilat do implementohen hap pas hapit sepse puna sapo ka filluar. Ky shërbim eshtë instaluar edhe në 3 njësitë administrative : Xibër,Suç dhe Gurrë, ku aktualisht funksionojnë vetëm shërbimet për Ndihmën Ekonomike dhe Gjendjen Civile. Ne një kohë të afërt edhe në të 3 njësitë administrative do zgjerohet gama e shërbimeve që do u ofrohen banorëve të këtyre zonave pa e patur të nevojshme të paraqiten ne zyrën qendrore Klos