Një fond nga buxheti Bashkisë Klos në shumë prej 720 000 lekësh është përdorur për ndërtimin e terreneve sportive në shkollat 9 – vjeçare dhe te mesme per t'i sherbyer rritjes, permiresimit dhe shtimit te aktiviteteve sportive në keto shkolla. Jane kryer punime në shkollen e mesme Klos, rregulluar fusha e volejbollit dhe basketbollit. Në shkollën 9 – vjeçare Kurdari vendosje bordurash rrethim perimetri fusha basketbollit dhe volejbollit. Shkolla e Mesme Xibër ,vendosje bordurash dhe rrethim fushe volejbolli dhe basketbolli . Shkolla 9 – vjeçare Gurrë e Madhe, vendosje bordurash dhe rrethim fushe volejbolli dhe basketbolli. Në Shkollën 9 – vjeçare Klos janë vendosur bordurat dhe është bërë rrethimi i fushës së volejbollit. Ky investim i bashkisë ka bere qe keto ambjente te bëhen te akssesueshme nga mësuesit dhe nxënësit e këtyre shkollave duke gjallëruar dhe shtuar aktivitetet sportive që zhillohen në këto terrene.