Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Bashkia Klos ka bërë të mundur riparimin e plotë të urës tek Pazari i Vjetër. Ministria e Mbrojtjes ka siguruar konstruksionet metalike,mjetet dhe fuqinë punëtore për vendosjne e urës ,ndërsa Bashkia Klos me fondet e saj ka ndërtuar dy këmbët mbajtese te urës si dhe ka siguruar materialin drusor “dërrase” dhe elemntë të tjerër per shtrimin dhe veshjen e kësaj ure Kjo urë para riparimit ishte e pakalueshme për automjetet, në të kalonin vetëm këmbësorët edhe këta me vështirësi sepse ju rrezikohej jeta nga dëmtimi i rëndë i saj. Me përfundimin e saj zgjidhet përfundimisht lëvizja e automjeteve dhe banorëve të fshatrave Dars dhe Fshat, njëkohësisht kjo urë i shërben edhe aksit të ri rrugor qe po ndërtohet, Klos -Dars- Shkallë .