Me një fond prej 1 994 460 lekësh nga buxheti i saj për vitin 2017, bashkia Klos ka bërë të mundur rikonstruksionin e zyrave të “ Ish Komunës Klos “. Rikonstruksioni ka përfshirë riparimin e plotë të çatisë si dhe punime të tjera brenda dhe jashtë objektit të nevojshme për ti kthyer keto ambjente në efikasitet të plotë. Ky investim do te bëjë te mundur akomodimin me zyra në këto ambjente të një pjese të punonjësve të administrates së bashkisë dhe kalimin pranë tyre të disa shërbimeve. Kjo do të bëjë shtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve akomoduese të bashkisë për punonjesit e administrates së saj; si dhe rritjen përformancës së shërbimit ndaj qytetareve.